Greqi, zjarret jashtë kontrollit, urdhërohet evakuimi i banorëve në veri të Athinës

Banorët e Varybobi-t, në periferinë veriore të Athinës, u urdhëruan sot pasdite të evakuohen, pas një zjarri të madh që shpërtheu në një pyll pranë ish-rezidencës mbretërore, që po del jashtë kontrollit.

Në një përditësim të fundit, autoritetet njoftuan se po evakuonin edhe Thrakomakedones, në të njëjtën periferi me Acharnes.

“Trenat hekurudhorë periferikë midis Athinës dhe Selanikut dhe Athinës dhe Kalkidës janë pezulluar për shkak të kushteve të krijuara nga zjarri”, tha TrainOSE.

Mbrojtja Civile ka shpërndarë mesazhe përmes numrit të urgjencës për t’u kërkuar banorëve të qyteteve të afërta që të mbyllin dritaret, dyert dhe oxhaqet, për të parandaluar hirin të hyjë në shtëpitë e tyre.

Gjithashtu, ajo i paralajmëroi ata të jenë në gatishmëri për zhvillimet e mundshme, përfshirë evakuimin.

Një forcë prej 350 zjarrfikësish, 10 ekipe alpinistësh, 70 kamionë zjarrfikës, një qendër e lëvizshme operacionesh, pesë helikopterë dhe pesë avionë po përpiqen të shuajnë zjarrin, përfshirë vullnetarët dhe kamionët e ujit nga administrata lokale.

Trafiku në autostradën kombëtare Athinë-Lamia u mbyll sërish sot, pas rihapjes, për shkak të zhvillimeve të reja në lidhje me zjarrin në Varybobi.

LEXO EDHE:

Back to top button