Zjarr edhe në Gjevgjeli, digjet një automjet i ARM-së

Pas një ballafaqimi prej katër orësh me flakët që kanë prekur pyjet pranë kufirit Maqedoni e Veriut – Greqi, zjarri është vënë nën kontroll, edhe pse vazhdon të jetë aktiv, njoftojnë nga Komuna e Gjevgjelisë.

“Zjarri përfshiu një zonë të madhe të pyllit me pisha, dhe për shkak të erës u përhap në territorin grek, duke prekur kazermën kufitare të ARM-së, ku një automjet policie është djegur.

Në lokalizimin e zjarrit përveç brigadës zjarrfikëse – Gjevgjeli, kanë marrë pjesë edhe ndërmarrja publike “Komunalec”, si dhe policia kufitare.

Nga ana greke, zjarrfikës nga Polikastro u përfshinë gjithashtu në lokalizim e zjarrit”, thonë nga Komuna e Gjevgjelisë.

LEXO EDHE:

Back to top button