Greqia feston 202-vjetorin e pavarësisë, paradë ushtarake në Athinë

Greqia feston 202-vjetorin e pavarësisë, paradë ushtarake në Athinë

Që nga fillimi i javës  qendra e Athinës është  “veshur” me ngjyrat bardhë dhe kaltër, dhe ruugët, sheshet  dhe  ndërtesat e bashkive janë mbushur me flamuj.

Mijëra grekë ndoqën nga afër parakalimin ushtarak me rastin e festës së pavarësisë.

Avionë, helikopterë, sisteme ultra moderne ushtarake parakaluan në sheshin Singama të Athinës në nder të monumentit të ushtarit të panjohur dhe nën nderimet e klasës politike vendase, në krye të së cilës ndodhej presidentja e vendit Katerina Saqelaropulu, deputetë, ministra dhe pjesëtarë të trupi diplomatik të akredituar në Greqi.

Mesazhe urimi i kanë mbërritur Greqisë prej liderëve botërorë, ku ndër më të rëndësishmit vlerësohen urimet e presidentit amerikan, liderëve të bashkimit evropiane, presidentë shtetesh.

Parada ushtarake e 25 marsit po zhvillohet në qendër të Athinës, e cila nisi me 21 të shtëna me top në Lycabettus, shkruan abcnews.

Paradë me kostume tradicionale dhe tanke, teksa Greqia feston sot 202 vjetorin e pavarësisë së saj nga perandoria osmane,  pas një kryengritjeje popullore që filloi në 25 Mars 1821.

LEXO EDHE:

Back to top button