Greqia kërkon zgjidhje për strehimin e emigrantëve


Autoritetet greke thanë se po bëjnë përpjekje për t’i strehuar mijëra migrantë të mbetur të pastrehë, në ishullin Lesbos, pasi kampi kryesor u shkatërrua nga zjarret. Ministria e Migracionit tha se ka dërguar anije për t’i strehuar përkohësisht qindra njerëz. “Sot do të merren të gjitha veprimet e nevojshme për t’i strehuar menjëherë familjet dhe personat në nevojë”, tha ministria. Masat e autoriteteve greke po zbatohen para vizitës së paralajmëruar të nënpresidentit të Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, për t’i inspektuar kushtet në ishull. Zjarri i parë që shpërtheu të martën vonë në kampin Moria, detyroi mijëra migrantë të largohen në ullishtet përreth. Ministri i Migracionit në Greqi, Notis Mitarachi, tha se migrantët ishin fajtorë për ndezjen e zjarrit, për shkak të vendosjes së masave të karantinës, pasi 35 njerëz në kamp rezultuan pozitivë për koronavirusin e ri.

LEXO EDHE:

Back to top button