VMRO: Zjarri i djeshëm që shkatërroi Inspektoratin e Mjedisit, i qëllimshëm


Për zjarrin që shkrumboi arkivin e Inspektoratit të mjedisit jetësor ka reaguar edhe VMRO-jka opozitare. Partia e Mickovskit vlerëson se zjarri ishte i qëllimshëm për të fshehur siç thonë ata punët e pista të pushtetit. Zëdhënësi Dimçe Arsovski iu bëri thirrje hetuesisë të zbardhë shkaktarët e vërtetë, që sipas tij, në rastet e ngjashme gjithmonë faji ka mbetur jetim.

“A është e vërtetë se janë djegur dokumente e dosje që raportojnë për keqpërdorimet e parave nga projektet e fondeve Evropiane, të cilat ishin të arkivuara pikërisht në këto hapësira të Inspektoratit! Me të njëjtat projekte, sipas informacioneve tona ja edhe publikisht shtrojmë pyetje, a kanë pasur dorë persona anëtarë të LSDM-së? Të rikujtojmë se ky nuk është rasti i parë që ndodhi të digjen arkiva derisa ky koalicion është në pushtet- deklaroi  Dimçe Arsovski, Zëdhënës i VMRO DPMNE-së.

Përgatiti: Adnan Qaili

 

LEXO EDHE:

Back to top button