Greqia nga sot synon t’i rikthehet normalitetit, hapen kufijtë tokësorë me BE

Greqia po tenton të lejë mbrapa masat kufizuese ndaj COVID-19. Nga dita e sotme, në vendin fqinj do të hyjnë në fuqi disa lehtësime të dukshme në përditshmërinë e popullsisë, duke e rikthyer atë pothuajse në normalitet.

Në veçanti bie autorizimi për lëvizjet nga banesat, aty ku banorët duhet të dërgonin paraprakisht një SMS për të kërkuar leje. Dyqanet do të hapen lirshëm dhe nuk do të ketë më nevojë për të prenotuar takimin, edhe pse me numër të limituar njëkohësisht. Ndërkohë, nga e hëna rihapen rregullisht kopshtet dhe çerdhet, si dhe do të hapen muzetë pas rreth 6 muajsh, por aty vizitorët do të kenë detyrimin e maskës.

Nga dita e sotme Greqia çel zyrtarisht sezonin turistik, me dhjetëra fluturime që priten veçanërisht drejt ishujve më turistikë, shumica e tyre tashmë të cilësuara si “ COVID-free” sepse banorët janë të vaksinuar. Për të hyrë në ato ishuj, duhet certifikata e tamponit të kryer brenda 72 orëve, ose dëshmia e shërimit nga COVID-19.

Hapen edhe kufijtë tokësorë me BE-në, ndërkohë që mbetet ende vendimi për udhëtarët nga Shqipëria.

LEXO EDHE:

Back to top button