Greqia shënon 1.678 raste të reja me Covid-19

Rriten rastet e infektimeve me Covid-19 në Greqi. Gjatë 24 orëve të fundit, shteti jugor fqinj numëron 1678 raste infektimesh të reja. Sa i përket humbjeve të jetës, 9 pacientë kanë humbur betejën me virusin gjatë 24 orëve, ndërsa 140 pacientë ndodhen në terapi intensive. Rajonet më të prekura mbeten Selaniku me 449 raste dhe Atika me 300. Nga nisja e pandemisë, Greqia numëron mbi 42 mijë të infektuar dhe 644 viktima.

LEXO EDHE:

Back to top button