Greva e hekurudhave franceze rrezikon anulimin e trenave për 200 mijë udhëtarë në Krishtlindje

Lajmërimi në faqen e internetit të SNCF-së mund të rezultojë që një në katër pasagjerë të mos jetë në gjendje të udhëtojë. Trenat për rreth 200 mijë njerëz mund të anulohen

Greva e inspektorëve në operatorin hekurudhor francez SNCF po kërcënon prishjen e fundjavës së Krishtlindjeve për francezët, pasi vetëm dy nga tre trena pritet të jenë në shërbim të qytetarëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Lajmërimi në faqen e internetit të SNCF-së mund të rezultojë që një në katër pasagjerë të mos jetë në gjendje të udhëtojë. Sipas kanalit televiziv ‘TF1’, trenat për rreth 200 mijë njerëz mund të anulohen.

Pas grevës, e cila kërcënon këtë fundjavë të Krishtlindjeve, qëndron një kolektiv prej 3.500 punonjësish të hekurudhave të cilët janë bashkuar në rrjetet sociale për të denoncuar kushtet e tyre të punës.

“Na jepen gjithnjë e më shumë detyra. Në shumicën e kohës jemi vetëm në bord për t’u kujdesur për 500-600 udhëtarë”, tha një inspektor i SNCF-së.

Zemërimi për kushtet e tyre të punës çoi që kontrollorët të formojnë kolektivin në muajin shtator. Lëvizja aktive në Facebook e konsideron veten si apolitike dhe jo sindikale.

“Kolektivi ka bërë të mundur nxjerrjen në pah gjithë komplikimin e profesionit tonë dhe bashkimin e tij në nivel kombëtar, sepse sindikatat nuk kanë mundur ta bëjnë këtë”, tha një anëtar i kolektivit për faqen e lajmeve ‘France Info’.

Sipas kolektivit të kontrollorëve, negociatat me drejtuesit e SNCF-së ngecën mbrëmjen e të martës, duke çuar në një grevë.

LEXO EDHE:

Back to top button