Gripi, pritet me javë për vaksina falas

Vaksina e gripit sezonal mbetet privilegj vetëm për kategoritë e rrezikuara. Kjo ngaqë vaksina me pagesë prej 800 denarëve nuk do të ketë tjera, pas  2,500 vaksinave komerciale që u harxhuan që në ditën e parë. Por, për të arritur tek një termin i lirë përmes aplikacionit “Termini im” duhet të pritet me javë, ankohen mjekët amë. Sipas tyre, lista e pritjes është e gjatë e pacientëve, të cilët e kanë të domosdoshme të marrin këtë vaksinë. Siç janë të moshuarit mbi 65 vjeç, fëmijët nën 5 vjeç, gratë shtatzëna, pacientët me sëmundje kronike dhe i gjithë personeli mjekësor në vend.

 Termine nuk gjenden çdoherë siç po e shihni për gripin sezonal nuk ka fare aspak terminë. Njerëzit gjinden kush si mundet momentalisht, nga ana jonë jemi në disponim çdo herë që të kërkojmë terminë të cilat i kemi në dispozicion, por për fat të keq nuk gjinden”-tha Sedat Lumani, mjek amë.

Në javën që lamë pas mbi 3200 qytetarë kanë marr vaksinë falas kundër gripit sezonal nëpër të gjitha shtëpitë e shëndetit në vend. 7 ditëshi i kaluar rezultoi edhe me mbi 120 termine të humbura ngaqë pacientët nuk janë paraqitur fare në pikat e vaksinimit në orarin e paracaktuar. Në shumicën e shtëpive të shëndetit çdo ditë zbatohen nga 20-40 termine, tha këshilltari mjekësor Burak Shabani.

 Vaksina komerciale nuk kemi, kemi vetëm vaksina përmes sistemit termini im. Qytetarët nuk duhet të mërziten sepse çdo javë do të hapen terminë të reja, vaksina ka. Ministria e Shëndetësisë çdo javë do na furnizoj me vaksina dhe për këtë shkak kjo dinamikë do të vazhdoj për disa radhë me rend”-pohoi Burak Shabani, Këshilltar mjekësor në Shtëpinë e Shëndeti në Shkup.

Vaksina e gripit sezonal sivjet është duke u dhënë në 6 pika të Shtëpive të Shëndetit në Shkup si dhe në 32 qytete dhe vendbanime të tjera të vendit. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se sipas protokollit për paracaktim të terminëve on-line, çdo të premte publikohen terminet dhe mjekët amë duhet të caktojnë me korrektësi të dhënash, për të mos bllokuar sistemin “Termini im”.

 

Adnan Qaili

LEXO EDHE:

Back to top button