Gripi sezonal, s’ka interesim për vaksinat me pagesë

Gazetar: Vjollca Aliti

Nga 60.000 vaksinat pa pagesë kundër gripit sezonal të cilat i siguroi ministria e Shëndetësisë, në dispozicion janë edhe 16 mijë, shkruan Alsat.

Ndërkohë as gjysma nga 4000 vaksinat me pagesë të dedikuara për Shkupin, ende nuk janë harxhuar. Mjekët apelojnë deri te kategoritë më të ndjeshme të qytetarëve që të vaksinohen kundër gripit sezonal.

VIDEO ALSAT.MK

“Kemi një numër të konsiderueshëm të vaksinave në dispozicion. Kështu që ju bëj apel të gjithë qytetarëve të cilët janë të interesuar, ta marrin vaksinën e gripit dhe mund të vijnë lirisht në qendrën për shëndet publik dhe të vaksinohen sepse ende nuk ka arritur piku I sezonit të gripit dhe ende ka kohë ta pranojnë vaksinën e gripit dhe ta kalojnë pak më lehtë apo mos të sëmuren fare”, deklaroi Lulzime Bajrami, Qendra për Shëndet Publik.

Numri i vaksinave me pagesë të cilat i kanë në dispozicion Qendrat për Shëndet Publik është 11,900.

“Për momentin aplikohen ato 20,000 vaksinat kundër gripit sezonal të cilat i morëm donacion, 4000 prej të cilave tanimë janë shfrytëzuar”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Vaksinimi kundër gripit sezonal rekomandohet për kategoritë më të ndjeshme të qytetarëve, edhe atë të moshuarit mbi 65 vjeç, punonjësit shëndetësor, të sëmurët kronik, gratë shtatzëna dhe fëmijët e moshës nga 6 muaj deri në 5 vjet”. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button