Tetë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Tetë persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 në 24-orët e fundit në Kosovë, ndërkohë që nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur se nga 2 mijë e 496 testime, tetë qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Sot janë shëruar gjashtë qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 mijë e 898.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka informuar se në 24-orët e fundit janë dhënë 344 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 644 mijë e 733 doza të vaksinës.

Deri më sot 772.537 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Në total numri i rasteve aktive është 323.

LEXO EDHE:

Back to top button