Gripi stinor mbush spitalet në Tetovë

Gripi stinor mbush spitalet në Tetovë

Gazetar: Bashkim Sulejmani

“Ulja e temperaturave e ditëve të fundit, ka shtuar tejmase numrin e personave të prekur nga virusi sezonal, apo gripi. Edhe pse të njëjtët kanë pranuar vaksinën kundër gripit, megjithatë, ulja e temperaturave ishte shumë e shpejtë thonë mjekët, dhe nuk pati kohë që të reagojë sistemi imunitar, apo sistemi mbrojtës. Më të prekur janë fëmijët, por nuk janë jashtë loje edhe më të rriturit, të cilët më së shpeshti ankohen nga problemet me frymëmarrjen”.

“Me të ftohtin shumë problem u bë. Përnjëherë na kapën gripat, ishiazët”, tha një pacient.

“Kemi shumë, kemi edhe kolegë të mijë që kanë edhe fëmijë të vegjël që ballafaqohen me këta viruset por është e kalueshme. Tani është një virus që din të kthehet sërish, por edhe pse shërohet ndodh që të përfundojnë edhe në spitale. Kujdes maksimal duhet”, shtoi një tjetër.

Mjekja në shtëpinë e shëndetit, Mimoza Zhaku thotë se dy javët e fundit, ky numër është shtuar për rreth 40 për qind, ndërsa për mbrojtje, rekomandon konsumim të lëngjeve dhe aktivitete sportive jashtë sa më tepër, me qëllim forcimin e sistemit imunitar.

“Dy javët e fundit, mund të themi se ka shumë shtim të numrit të pacientëve që ankohen me probleme të frymëmarrjes, por edhe me barkqitje pra të traktit gastro-intestinal. Të moshuarit janë edhe me komorbiditete që shton rrezikun e përballimit më keq të gripit. Ishte edhe koha e vaksinimit dhe disa pacientë u vaksinuan por nuk u arrit momenti të fitohet imuniteti i duhur që duhet të arrihet. Tridhjetë deri në dyzet për qind ka shtim që vijnë kohëve të fundit, si të rinj po ashtu edhe të moshuar”, deklaroi Mimoza Zhaku, Mjeke.

Edhe përkundër rritjes së madhe të numrit të personave me viroza, sipas mjekes Mimoza Zhaku, shumica janë me grip stinor, ndërsa pak raste ka me Covid-19./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button