“Grupi i Zjarrit” përjashtohet nga kryesia e BDI-së

“Grupi i Zjarrit” përjashtohet nga kryesia e BDI-së

Gazetar: Adnan Qaili

BDI-së i shkëputen edhe zyrtarisht pesë anëtarë të Kryesisë Qendrore. Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Musa Xhaferi, Visar Ganiu dhe Nevzad Bejta nuk janë më pjesë e organit më të lartë të integristëve. Duke u bazuar në lëshimin e mbledhjes më 1 Prill nga “Grupi i Zjarrit”, në mbledhjen e së premtes mbrëma

Kryesia Qendrore e BDI-së kumton se kanë arritur në një konkluzion unanim. Por, Megjithëse nga ky grup të cilët janë deklaruar se do të funksionojnë si fraksion, nuk u përmend anëtarja e 6-të Saranda Imeri, e cila nuk ishte prezentë në atë mbledhje kur 5 anëtarët në shenjë revolte dolën publikisht kundër BDI-së.

“Kryesia Qendrore konstaton dhe shpreh keqardhje të thellë për vendimin e pesë anëtarëve të kryesisë për vetë largim nga Kryesia Qendrore e BDI, vendim që ata e morën në mbledhjen e KQ në 1 Prill 2023.

Procesi i ardhshëm zgjedhor në degët e partisë që do të mbahet në 2 Korrik 2023. Këto zgjedhje brenda degëve të BDI-së që do të mbahen sipas parimit ‘një anëtar’ një votë, do të shërbejnë si platformë për vendimmarrje kolektive dhe do të forcojnë më tej vlerat demokratike që e karakterizojnë partinë tonë”, thonë nga Kryesia Qendrore e BDI-së.

Kërkuam sqarime nga BDI-ja nëse bëhet fjalë vetëm për shkarkimin e grupit të zjarrit nga kryesia apo edhe nga partia. Përgjigje nuk morëm. Ndërkaq kreu i BDI-së Ahmeti dje para fillimit të mbledhjes tha se nuk do të bëhen shkarkime ose ngarkime.

“Nuk ka të bëj diçka me shkarkime apo ngarkime, ka të bëj me konsultime. Konsulta mbi zhvillimet, për fillimin e zgjedhjeve të degëve të BDI dhe mobilizimin e koordinatorëve të shefave të shtabeve zgjedhore”, deklaroi Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së.

Por, nga anëtarët e fraksionit apo të ashtuquajturit “Grupi i Zjarrit” thonë se nuk do të heqin dorë nga partia që bashkërisht e themeluan dhe e zhvilluan. Ata i quajnë anti statutare veprimet brenda BDI-së duke paralajmëruar padi në Gjykatën Administrative. Deri më tani morëm vetëm komunikim telefonik, të cilët thonë se deri në fund të ditës do të kumtojnë me shkrim të gjitha kontestimet e kësaj vetëgjyqësie.

“Ne kemi lëshuar mbledhje por jo edhe partinë. Ne do të vazhdojmë të funksionojmë si fraksion brenda BDI-së dhe për shkeljet e statutit të partisë ne do të drejtohemi edhe në Gjykatën Administrative. Me lëshimin e mbledhjes së 1 Prillit, ne nuk jemi vet larguar por kemi ngritur zërin ndaj uzurpimit të partisë nga struktura që nuk kontrollohen nga Ali Ahmeti, kjo dëshmohet edhe në kontradiktat e kumtesës së sotshme të tyre që nuk konsiston me deklaratën e djeshme të kreu i partisë. Dikush po manipulon me opinionin publik dhe po taktizon prapa krahëve të Ahmetit, kjo është arsyeja pse ne nuk vetë largohemi”, deklaruan nga Grupi i Zjarrit të BDI-së.

Përderisa garda e vjetër, që udhëheqë me Degën e Çairit dhe të Sarajit thotë se nuk do të lëshojnë partinë, brenda BDI-së po qarkullojnë emra të rinj për zgjedhje brenda partiake të këtyre degëve.

Tre emrat e përfolur Bekim Neziri, Ardian Muça e Abdulselam Selami fliten për degën e BDI-së në Çair.

Por ende nuk janë të ditur emrat konkret të cilën mund të jenë në garë që ta udhëheqin BDI-në e Sarajit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button