Guardiola, trajner i parë me tripletë me 2 skuadra të ndryshme

Pep Guardiola u bë trajneri i parë në histori që fiton tripletën me 2 ekipe të ndryshme. Katalanasi fitoi Ligën e Kampionëve dhe më parë Premier Ligën dhe FA Cup.Guardiola gjithashtu fitori tripletën në sezonin 2008/09 me Barcelonën, kur sërish fitoi Ligën e Kampionëve, La Ligën dhe Kupën e Spanjës.

Ndërkohë trajneri spanjoll, regjistroi trofeun e 35-të të karrierës së tij si trajner. Pep më parë kishte fituar 14 trofe kur ishte në krye të Barcelonës, më pas vazhdoi të fitonte 7 tituj të tjerë ndërsa ishte në krye të Bajernit. Me klubin anglez, Guardiola fitoi trofeun e tij të 14-të në shtatë vjet.

Pep ka fituar pesë tituj të ligës angleze, ka fituar gjithashtu katër Kupa të Ligës së Anglisë, dy Superkupa të Carabao Cup dhe dy FA Cup.

LEXO EDHE:

Back to top button