Gucati me pranga në duar largohet nga zyrat e OVL UÇK-së

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, është arrestuar nga oficerët e EULEX-it.

Ai është nxjerrë nga zyrat e tij në OVL të UÇK-së i prangosur.

Ende nuk dihet arsyeja se pse është arrestuar Gucati.

Turma e njerëzve që është mbledhur te zyrat e OVL UÇK ka reaguar ndaj forcave të EULEX-it.

Megjithatë, në zyrat e veteranëve janë duke qëndruar pjesëtarë të EULEX-it.

LEXO EDHE:

Back to top button