Gura: Nëse ASH shkon e vetme në zgjedhje, BDI-ja del partia e parë!

Gura: Nëse ASH shkon e vetme në zgjedhje, BDI-ja del partia e parë!

Aleanca për Shqiptarët ende nuk ka thirrur kuvendin në mënyrë që të marrë vendim final se si do të pozicionohet para zgjedhjeve. Anëtari i kryesisë së ASH-së Argjent Gura në intervistë për Alsat tha se anëtarësia dëshiron ta shohë BDI-në në opozitë. Por Gura thotë se nëse partia përfundimisht vendos të shkojë e vetme në zgjedhje rrezikon që BDI-ja të dalë partia e parë te shqiptarët.

“Në situatën në të cilën ndodhemi, pushteti 20 vjeçar, klientelizmi, administrata e politizuar, shteti i kapur, prokuroria e dirigjuar nga partia në pushtet dhe sistemi zgjedhor i Dontit i cili favorizon më të fortin mendoj se në këtë situatë rrezikojmë që përsëri BDI të dalë partia e parë brenda kampusit shqiptar dhe kjo mendoj se me çdo kusht nuk duhet lejuar”, theksoi Argjent Gura, anëtar i kryesisë së ASH-së.

Kreu i ASH-së Arben Taravari disa herë ka përsëritur qëndrimin se partia pritet të shkojë e vetme në zgjedhje, por se vendimin final duhet të marrë kuvendi qendror i partisë cili drejtohet nga Ziadin Sela, e që nuk është thirrur prej kohësh. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button