HAGË | Mexhiti-Kasami: Lufta për liri, të konfirmohet pafajësia

Edhe liderët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut në pritje të veridiktit të Hagës kanë shprehur mbështetjen e tyre për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në një reagim të përbashkët, liderët e VLEN-it Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami theksojnë se lufta e UÇK-së ishte luftë për liri, dinjitet dhe çlirimin e Kosovës, duke shprehur pritjen që procesi të përfundojë me një vendim të drejtë.

“Lufta për liri nuk mund të barazohet me krimin, viktima me dhunuesin, ndërsa sakrifica për çlirimin e Kosovës nuk duhet të kthehet në agjendë politike për kundërshtuesit e pavarësisë dhe shtetshmërisë së Kosovës”, thuhet në reagimin e tyre. Sipas Mexhitit dhe Kasamit, liria e Kosovës është rezultat i sakrificës, guximit dhe përkushtimit të atyre që luftuan për çlirimin e vendit.

LEXO EDHE:

Back to top button