Edhe kreu i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela përmes një reagimi në rrjetet sociale ka theksuar se “me zemër dhe mendje edhe këtë mëngjes të gjithë jemi me heronjtë e gjallë. Pastërtinë dhe luftën e tyre të drejtë e ka gjykuar tanimë historia, ndërsa sot vihet në sprove vetë drejtësia, thekson Sela në reagimin e tij.
Arben Taravari, kreu i ASH-së ka shkruar “Të gjithë sytë nga Haga po numërojmë minutat derisa në mëngjes Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep SElimi dhe Jakup Krasniqi të lirohen nga çdo akuzë e Festa e Lirisë të mbulojë çdo cep të trojeve shqiptare”.








