Hagë, përplasje në seancën kundër Sali Mustafës

Ish-pjesëtari i UÇK-së Salih Mustafa ndaj të cilit ka nisur sot gjykimi në Dhomat e Specializuara në Hagë, është deklaruar i pafajshëm. Ndërsa nga Zyra e Prokurorit të Specializuar janë lexuar akuza ndaj tij por jo aktakuza në tërësi. Gjatë fjalës së tij hyrëse, Prokurori Jack Smith, tha se përpara kësaj gjykate do të flitet për viktima të etnive të ndryshme, si shqiptarë, serbë, romë. Sipas tij në rastin e Mustafës, të gjitha viktimat ishin bashkatdhetarët e tij, shqiptarë të Kosovës. Salih Mustafa i cili ka lëshuar sallën e gjyqit kur po mbahet seanca e parë ndaj tij, do të jetë i detyruar të marrë pjesë në seancat e tjera vijuese, ka thënë kështu gjyqtarja pasi ish-komandanti i UCK-së refuzoi të jetë i pranishëm në vazhdimin e seancës. Ajo gjithashtu ka drejtuar kritika për mënyrën si është shprehur Salih Mustafa sot, meqë ky i fundit derisa ka deklaruar që nuk është fajtor e ka quajtur ZPS-në Gestapo, emërim për policinë sekrete të Gjermanisë Naziste.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button