Hajdutët futen në shtëpinë e Paolo Rosit gjatë varrimit?!

Një ngjarje e turpshme ka ndodhur sot në Itali, ku në momentet kur thuajse i gjithë populli po vajtonte ndarjen nga jeta të legjendës Paolo Rosi dhe po bëhej varrimi i tij, persona të panjohur kanë përdhosur figurën e ish-futbollisitit duke grabitur shtëpinë e tij.

Sipas mediave italiane, hajdutët kanë hyrë në shtëpinë e tij në Areco ndërkohë që bëheshin homazhet e më pas varrimi, duke përfituar nga rasti se ajo ishte plotësisht  e boshatisur. Ata kanë marrë nga aty disa objekte me vlerë dhe argjendari, por nuk kanë kanë prekur asnjë nga medljet, trofetë apo kujtimet e tij të jetës si futbollist që kishin vlerë sentimentale e ndoshta vlerë më të lartë monetare.

LEXO EDHE:

Back to top button