Hapësirë, galaktikë si “Rruga e Qumështit”


Astronomët njoftuan se kanë gjurmuar një galaktikë “foshnje” jashtëzakonisht të largët, 12 miliardë vite-dritë larg, e cila çuditërisht i ngjan Rrugës sonë të Qumështit. “Galaktika është aq e largët, saqë dritës së saj iu desh më shumë se 12 miliardë vjet për të arritur te ne”, tha në një njoftim për shtyp Observatori Evropian Jugor. “Ne e shohim atë ashtu siç ishte kur Universi ishte vetëm 1,4 miliardë vjeç, gati në 10% të moshës së saj aktuale, kur ishte ende duke u formuar”, saktësoi më tej ESO. Galaktika “foshnje” i ngjan çuditërisht Rrugës sonë të Qumështit, me të njëjtin densitet të lartë të yjeve rreth qendrës galaktike dhe me të njëjtën formë disku në rrotullim.

LEXO EDHE:

Back to top button