Haradinaj thotë se AAK-ja ka fituar disa komuna në Kosovë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, tha sot pas zgjedhjeve se partia e tij ka fituar në gjashtë komuna në zgjedhjet lokale, ndërsa në Istog janë në balotazh.

Në një konferencë pas mbylljes së vendvotimeve, Haradinaj tha se në bazë të dhënave kanë fituar në Gjakovë, Suharekë, Rahovec, Klinë, Deçan dhe Junik.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në këto zgjedhje ka shënuar rezultatin më të mirë. Të dhënat tona flasin se kemi fituar gjashtë komuna, në Gjakovë, Suharekë, Rahovec, Klinë, Deçan dhe Junik. Po ashtu, shkojmë në balotazh në Istog, po ashtu ka rritje të votës në Pejë, Prishtinë, Podujevë dhe komuna të tjera”, u shpreh z. Haradindaj.

Ramush Haradinaj shtoi se “kjo është një fitore e pritshme për ne”.

LEXO EDHE:

Back to top button