Vetëvendosje: Do të dalim fuqishëm fitues në komunat kryesore

Fitore Pacolli nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë që numri i votave të kësaj partie do të dyfishohet në këto zgjedhje.

“Kundërthëniet e mëdha të Exit Poll të publikuara në kanale televizive – janë thelbësisht jo serioze. Në garë ka qenë VV-ja kundrejt të gjitha subjekteve tjera. VV do të dalë fituese në komunat më të fuqishme”.

Pacolli në një konferencë për media, ka thënë që kudo që Vetëvendosje do të jetë në balotazh sipas saj, do të fitojnë.

“Ne kemi bërë më së paku fushatë dhe dolëm të parët. Ne shpenzuam më së paku para dhe kemi mbështetjen më të madhe. Populli i Kosovës nuk dorëzohet ndaj atyre që kanë më së shumti”, ka thënë ai.

Ajo gjithashtu ka falënderuar qytetarët e Kosovës për “kualitetin e këtyre zgjedhjeve lokale”.

“Ecuria e procesit zgjedhor është për çdo lavdatë”, u shpreh tutje ajo.

LEXO EDHE:

Back to top button