Harmonizimi i ligjeve me BE-në, “Eko Svest” kërkon debat publik

Harmonizimi i ligjeve me BE-në, “Eko Svest” kërkon debat publik

Gazetare: Ajnur Bafqari

Harmonizimi i ligjeve në bazë të legjislacionit evropian duhet të bëhet në mënyrë transparente. Rregullativa evropiane duhet të zbatohet por nuk duhet të shpejtohet me miratimin e ligjeve duket shmangur debatin publik. Kështu thonë nga Qendra për hulumtim dhe informim për mjedisin jetësor “Eko Svest ” të cilët kërkojnë që gjatë projektimit të ligjeve për energjetikë dhe mjedis jetësorë, të ketë pjesëmarrje të të gjitha palëve.

“Nuk janë miratuar ligjet ende, megjithatë janë në fazën e projektligjit, nuk e dijmë ku janë, nëse kanë hyrë në procedurë kuvendore ose jo. Janë përpunuar projektligj i ri për energji dhe projektligji për burimet e rinovueshme të energjisë, për herë të parë në shtetin tonë, deri tani nuk kishim ligj të tillë, gjithçka ishte në ligjin për energjetikë. Tani i marrim përvojat nga legjislacioni evropian, sektori i energjetikës, me procedurë të shpejtë pasi jemi vonë, këtë duhej ta bënim deri në fund të 2023-tës. Duhet të merren parasysh mendimet e të gjitha palëve të përfshira që në fund të kemi ligje të mira, që njerëzit të dinë si të zbatojnë”, deklaroi Elena Nikollovska.” Eko Svest”.

“Eko Svest” paralajmëron projekt që kanë për qëllim mundësimin e monitorimit të lumenjve.

“Në korniza të këtyre aktiviteteve, apo kësaj iniciative do të përpunohet edhe metodologji për ‘rrjedhë ekologjike’ që e dimë se deri tani ishte shumë e domosdoshme dhe ka munguar në ligjin e ujërave, si pasojë e të cilës nuk mund të bëhej monitorimi i përdorimit të ujit. Për ne të rëndësishëm ishin hidrocentralet të vogla që i lënë të thata shtretërit e lumenjve dhe shkaktojnë dëm që flasim me vite. Përmes këtij projekti shpresojmë se do të kontribuojmë në përpunimin e kësaj metodologjie që do të jetë akt nënligjor i ligjit të ri për ujëra, që presim të miratohet këtë vit”, tha Gjorgi Mitrevski, “Eko Svest”.

Nga “Eko Svest” njoftuan se Ministria e Mjedisit e ka pranuar nismën për nisje të projektit për shpallje të sërishme të grykës së Demir Kapisë dhe territorit përreth si zonë e mbrojtur. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button