Me tre doza Di-Te-Per, fëmijët pranohen në çerdhe

Me tre doza Di-Te-Per, fëmijët pranohen në çerdhe

Fëmijët e moshës parashkollore që kanë pranuar tre doza të vaksinës Di-Te-Per, prej sot janë pranuar në çerdhe, me kusht që rivaksinimin ta bëjnë në afat prej gjashtë muajsh.

Gjatë javës së kaluar kjo kategori e fëmijëve nuk u pranuan në çerdhe, pasi rekomandimi fillestar, pas shpalljes së epidemisë në Shkup, ishte që të pranohen vetëm fëmijë tërësisht të vaksinuar.

Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor javën e kaluar bëri kontrolle të jashtëzakonshme nëpër çerdhe, ku ka konstatuar se po respektohet vendimi për ndalesë të pranimit të fëmijëve të pavaksinuar ose të vaksinuar pjesërisht, ndërsa njoftoi se gjatë kontrolleve është konstatuar se vetëm gjysma e fëmijëve të moshës parashkollore janë të imunizuar.

Në raport me Shkupin nëpër qytetet e tjera në vend përfshirja me vaksinim është rreth 95 për qind. Numri i të prekurve me kollën e keqe ka kaluar shifrën 200, pjesa më e madhe e tyre në Shkup.

LEXO EDHE:

Back to top button