Polici nga Kumanova shpërndan hartën e Kosovës me flamurin e Serbisë

Harta e Kosovës me flamurin e Serbisë - Polici nga Kumanova, shpërndan përmbajtje ekstremiste nacionaliste

Polici Miroslav Aleksiq, nga Kumanova mbrëmë në profilin e tij në Facebook, ka shpërndarë përmbajtje ekstremiste kundër Republikës së Kosovës, shkruan Alsat.

Ai ka publikuar hartën e Kosovës me flamurin e Serbisë, duke dashur kështu të pretendojë se “Kosova është Serbi”.

Aleksiq, shërben si nënpunës policor në Ministrinë e Punëve të Brendshme, aty ku ka dhënë betimin për të respektuar rendin, ligjin dhe Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut. Republika e Kosovës, është e njohur zyrtarisht nga Republika e Maqedonisë së Veriut, si shtet i Pavarur dhe Demokratik.

Nuk dihet nëse Kontrolli i Brendshëm në MPB do të ndërmerr masa disiplinore ndaj nënpunësit Aleksiq./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button