Hasani: Vaksina kundër Covid-19 është e sigurt, do ta merrja publikisht

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani në “Programin 200” në Alsat siguroi qytetarët se vaksina kundër Cvodi-19 është e sigurt dhe se paraqet fjalën e fundit të teknologjisë në mjekësi.

“Unë jo që besoj, unë jam i bindur se vaksina do të jetë efektive. Bëhet fjalë për një teknologji që për herë të parë është implementuar në dy nga tre vaksinat të cilat presim që të implementohen. Për herët të parë prodhohen këso vaksina në të cilat është zbrazur e gjithë dija e gjithë shkenca të cilën e kemi studiuar këto vitet e fundit. Në nivelin molekular dhe në nivelin gjenetik veprohet që të identifikohet një formë që të na e rrisë imunitetin direkt kundër kësaj. Ne flasim për injektim të gjeneve, ose hipotetikisht injektim të një gjëje që do të prodhojë një gjë tjetër që quhet “S proteinë” që do ta mobilizojë organizmin që të reagojë kundër virusit”, tha mes tjerash Hasani.

Hasani tha se në qoftë se i jepet mundësia, ai do ta pranonte i pari këtë vaksinë për të hequr çfarëdo dyshimi që kanë qytetarët.

“Unë i besoj shkencës konvencionale dhe i besoj kësaj vaksine, nëse më jepet shansi unë do të jam i pari që do të pranojë vaksinën. Do e pranoja këtu në prani tuajën, ose në prani të kamerave në institucion, aty ku duhet të pranohet”, tha Hasani.

LEXO EDHE:

Back to top button