Haxhiamza: Pandemia rriti nevojën për ndihmë psikiatrike
Haxhiamza: Pandemia rriti nevojën për ndihmë psikiatrike

Gzetare: Vjollca Aliti
Ankthi dhe depresioni vazhdojnë të kryesojnë listën e sëmundjeve më të shpeshta mendore. Periudha pas Covidit, jo vetëm që ka rritur numrin e personave që kanë nevojë për psikiatër, por dhe tek ata të cilët përpara pandemisë ka pasur shenja të lehta të ankthit dhe depresionit, pas Covidit simptomat e tyre janë thelluar dukshëm. Psikiatri Kadri Haxhihamza nga Klinika e Psikiatrisë në Shkup thotë se kjo dukuri është theksuar shumë, në veçanti tek moshat nga 30-60 vjeçare.
“ Sëmundjet që kanë qenë të pranishme te disa pacientë janë përkeqësuar pas Covidit. Kjo vlen jo vetëm për sëmundjet trupore por dhe për sëmundjet mendore. Edhe ata pacientë të cilët ndoshta nuk kanë ardhur te mjeku me një pretekst se ende nuk I duhet ndihmë e psikiatrit tani pas Covidit, ata persona filluan të shprehin më shumë simptome të ankthit dhe depresionit, të cilët e zmadhuan atë kategori të pacientëve të cilët na drejtohen neve. Një pasqyrë klinike e ankthit dhe depresionit që më para ishte më e lehtë tani është bërë më e rëndë dhe tani kërkon trajtim me barna dhe me psikoterapi”, deklaroi Kadri Haxhihamza, Klinika e Psikiatrisë .
Në Klinikën e Pikijatrisë në Shkup ka të punësuar 19 psikiatër. Vetëm dy prej tyre janë shqiptarë. Mjekët thonë se në psikiatri është shumë e rëndësishme trajtimi të jetë në gjuhën amtarë, e ndërsa shumë shqiptarë nuk mund ta marrin këtë shërbim mjekësor në gjuhën e tyre.
“ Vetëm unë dhe dr. Durmishi jemi shqiptarë. Dr Naseri merret më shumë me fëmijët prej 10-18 vjet, ndërsa unë punoj me kategorinë adulte. Sa shqiptare kemi në Shkup? Kemi mjaft…llogarite 10% prej tyre të kenë probleme psikike, edhe pse sigurisht janë më shumë, është numër I konsiderueshëm, dhe mjekët që duhet t’I trajtojnë ato në gjuhën amtare, sepse askush nuk mund të shprehet ta çel shpirtin në gjuhë tjetër pos amtares, është problem. Ajo është problem, numri I vogël I psikiatërve shqiptarë”, tha Kadri Haxhihamza, Klinika e Psikiatrisë .
Në Klinikën e Psikiatrisë në Shkup për momentin ka rreth 40 të shtruar. Ndërsa në Spitalin ditor ka 30 pacientë, numër ky I cili ndryshon. Ndërkohë në Ambulanten e kësaj Klinike ka rreth 70 kontrolle ditore. /Alsat.mk