Hiberniansi pret Shkëndijën ose Riga-n e Letonisë

Skuadra e Hiberniansit nga Malta, kaloi raundin e dytë eliminator të Ligës së Konferencës, duke mundur skuadrën e Folgores nga San Marino, me rezultat të përgjitshëm 7-3. Kjo skuadër në raundin  tretë do të përballet me fituesin e sfidës Shkëndija – Riga.

Skuadra nga Letoni ka epërsi 2-0 nga ndeshja e parë, ndërsa skuadra tetovare do të tentojë që të përmbys rezultatin në sfidën e planifikuar gjatë ditës së enjte (29 korrik) në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup.

Kujtojmë se në tre përbaljet e deritanishme evropian, Shkëndija ende nuk ka shënuar gol (Shkëndija 0 Mura 0-1, Mura Shkëndija 5-0, Riga – Shkëndija 2-0), andaj tani pret që më në fund të “zgjohen” sulmuesin kuqezi. Në rast të kualifikimit në raundin e tretë, mund të happen dyert edhe të plej offit në Ligën e Konferencës.

LEXO EDHE:

Back to top button