Melinda Ademi e lavdëroi në emision, reagon Elvana Gjata

Melinda Ademi ishte e ftuar së fundmi në emisionin “NIN”, në të cilin foli gjatë për karrierën dhe jetën e saj private. Gjatë emisionit në rubrikën “Haje ose Thuaje”, Melinda nuk nguroi të shprehte hapur admirimin për një artiste shqiptare. Ajo tha se i pëlqen shumë Elvana Gjata, për shkak të zërit të saj të veçantë.

“Një këngëtare që më pëlqen shumë është Elvana Gjata. Zëri i saj më rrëqeth. është ekstrem, ekstrem talent. Ajo është e mrekullueshme, e dua. Shumë më pëlqen Elvana, për shkak se e ka vokalin shumë të bukur, shumë e veçantë, nuk e kam dëgjuar kurrë në jetë atë zë”, u shpreh Melinda.

Këto fjalë nuk i kanë shpëtuar as Elvanës, që ka bërë sot një reagim në rrjete sociale. Elvana ka shkëputur këtë pjesë, ku Melinda e lavdëron dhe është shprehur shumë e lumtur.

“Shumë dashuri për ty Melinda Ademi. Vazhdo kështu“, shkruan Elvana shoqëruar me emojin e disa zemrave të bardha.

Gjatë rrëfimit të saj në emisionin “NIN”, Melinda i habiti të gjithë teksa tregoi se është përbllur me bullizëm dhe kërcënime në fillim të karrierës. Gjithashtu Melinda u përlot në studio teksa kujtoi nënën e saj të ndjerë.

“U mërzit shumë kohëve të fundit. Se e ka dit ndoshta që ka me shku dhe s’ka dasht, ka dasht me ndejt. As gjyshe nuk u ba, u shku shumë herët me 50 vjet”, rrëfeu mes lotëve Melinda.

LEXO EDHE:

Back to top button