Hidhet nga kati i 7-të i pallatit, shpëton vetëm me një frakturë në krah

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Elbasan, ku një person është hedhur nga kati i 7 i pallatit ku banonte. Mësohet se ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa personi që ka tentuar të kryej veprimin ekstrem është i moshës 65-vjeçare. Top Channel raporton se 65-vjeçari është J.Oga, dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën, pasi ka rënë mbi tendën e një fast food-i.

Nga rënia nga lartësia, personi në fjalë ka pësuar vetëm një frakturë në krah. Sipas burimeve zyrtare, 65-vjeçari ka qenë i infektuar me COVID-19 dhe ka tentuar të vetëvritej në kushte të rënda psikologjike. Mësohet gjithashtu se 65-vjeçari ka qenë ish pedagog.

LEXO EDHE:

Back to top button