Hiqni chatbotin MyAI të Snapchat nga feed-i i juaj i bisedës

Hiqni chatbotin MyAI të Snapchat nga feed-i i juaj i bisedës

Snapchat lansoi chatbotin e saj me inteligjencë artificiale My AI për abonentët me pagesë, dhe më vonë edhe për përdoruesit e tjerë globalisht.

Megjithatë, dikush që nuk dëshiron ta mbajë chatbotin në krye të feed-it të tyre të bisedës mund ta kërkojë ta largojë atë.

Por, nëse nuk jeni abonent në Snapchat Plus ju nuk mund ta fshini chatbotin My AI nga feed-i i juaj i bisedës.

Snapchat më 19 prill e lansoi për të gjithë chatbotin e saj (edhe për ata që nuk janë abonentë) dhe përdoruesit tashmë janë ngopur me vendosjen e tij në krye të feed-it të tyre të bisedës.

Fillimisht, veçoria me inteligjencë artificiale ishte ekskluzive për abonentët e Snapchat Plus, tani duhet të abonoheni (për një tarifë prej 3.99 dollarë në muaj) për ta hequr qafe chatbotin My AI.

Veçoria shfaqet në feed-in e bisedave të përdoruesve me një avatar të personalizueshëm Bitmoji dhe funksionon në teknologjinë GPT të OpenAI.

MY AI iu përgjigjet mesazheve tuaja si një mik. Mund t’i kërkoni gjithashtu rekomandime ose vende për t’i vizituar.

Nëse jeni abonent i Snapchat Plus, këtu janë dy mënyrat se si mund ta largoni.

Si ta hiqni chatbotin My AI nga feed-i i bisedës

Hapi i parë, hapni aplikacionin e Snapchat, navigoni më pas te ekrani Chat duke rrëshqitur majtas nga ekrani Camera. Më pas mbani shtypur opsionin My AI, zgjidhni cilësimet e bisedës (chat settings) dhe në fund shtypni “fshijeni nga feed-i i bisedës”.

Në mënyrë alternative mund ta provoni kështu:

Hapni aplikacionin e Snapchat, mbani shtypur Bitmojin tuaj në këndin e sipërm majtas, më pas zgjidhni ikonën e cilësimeve (settings) në këndin e sipërm të djathtë, shkoni poshtë te “kontrollet e privatësisë”, zgjidhni “fshijë të dhëna”, më pas shtypni “fshijë bisedat”. Pasi të keni kryer këtë zgjidhni një bisedë “X” afër “My AI” për ta larguar feed-i i juaj i bisedës.

LEXO EDHE:

Back to top button