Holanda pa Van Dajkun ndaj Maqedonisë

Kombëtarja e Holandës në futboll, do të jetë pa qendërmbrojtësin Virxhill Van Dajk kundër Maqedonisë, por edhe në tërë Kampionatin Evropian. Lajmin e ka lançuar trajneri i Liverpullit, Jyrgen Klop, i cili ka theksuar se Van Dajk ka gjasa të vogla që të jetë gati për sfidat e Evropianit dhe në rastin më të mirë të rikuperimit, mbrojtësi holandez, mund të jetë gati në fillim të sezonit të ardhshëm në Angli.

 

 

Kombëtarja e Holandës me Maqedoninë do të përballet më 21 qershor, në kuadër të raundit të tretë të garave në grupe, ndërsa më parë, do të sfidojë Ukrainën më 13 qershor dhe Austrinë më 17 qershor.

LEXO EDHE:

Back to top button