Miliarderi Abramovich prezanton jahtin prej 430 milion dollarëve

Super jahti i ri i Roman Abramovich i cili kushtoi 430 milion paund u lançua për herë të parë në një kantier detar gjerman.

Jahti 140 metra i gjatë ka një pistë helikopteri dhe pishinë dhe është vendosur të ndërmarrë prova në deta para se pronari 54 vjeçar i Chelsea të lundrojë në verë.

Jahti me 8 kuverta i miliarderit rus është pajisur me 48 kabina dhe mund të flenë 36 mysagirë si dhe 60 persona ekuipazh.

Dy motorë elektrikë të teknologjisë së lartë të quajtur Azipods do të drejtojnë varkën kolosale. Helikat super efikase mund të sigurojnë një manovrim të jashtëzakonshëm dhe ta bëjnë timonin të panevojshëm.

Rusi raportohet të ketë pasur më parë të paktën 5 super jahte të tjetë.

“Solaris” u paraqit e rrethuar nga skela dhe vinça në fund të dhjetorit, ndërsa po i afrohej përfundimit në kantierin e anijeve Lloyd Werft.

Një burim tha për The Sun:” Ky do të jetë jahti i vitit kur të përfundojë.”

Solaris do të ketë një shpejtësi maksimale prej 20 miljesh në orë dhe do të ketë një zonë plazhi, një xhakuzi dhe pishinë.

z.Abramovich është tashmë pronari i një jahti 540 milion paund, Eclipse, të cilin ai e përdor për lundrime rreth Rivierës Franceze.

Burimi shtoi:” Detajet e jahtit po mbahen sekrete, por ajo do të jetë një investim i mrekullueshëm për pronarin.”

“Për t’ju dhënë një ide për madhësinë e Solaris jahti do të jetë më i madh se pallati Buckingham.”

LEXO EDHE:

Back to top button