Holanda sekuestron një avion të Tanzanisë për shkak të borxhit të qeverisë

Holanda sekuestron një avion të Tanzanisë për shkak të borxhit të qeverisë

Në Holandë është sekuestruar një aeroplan i kompanisë “Tanzania Airlines” pasi një kompani suedeze kërkoi sekuestrimin e saj për shkak të borxheve të kompanisë tanzaniane, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të gazetës “Citizen”, kompania suedeze, e cila fitoi 165 milionë dollarë dëmshpërblim pasi qeveria e Tanzanisë kishte anuluar dhënien e tokës për kompaninë në fjalë që investonte në një projekt sheqeri në Tanzani, aplikoi në gjykatën holandeze dhe sekuestroi avionin e “Tanzania Airlines”.

Ministri i Drejtësisë i Tanzanisë, Eliezer Feleshi, konfirmoi sekuestrimin, duke deklaruar se vendimi ishte i paligjshëm dhe tha se Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) kishte vendosur pezullimin e urdhrit të ekzekutimit.

Kompania suedeze EcoDevelopment aplikoi në ICSID në vitin 2017 pasi toka e projektit të sheqerit në Bagamoyo, ku ata investuan miliona dollarë, nuk iu dha atyre.

Kompania, e cila fitoi 165 milionë dollarë dëmshpërblim, më në fund shkoi në gjykatën holandeze dhe kërkoi fillimin e procesit të sekuestrimit.

LEXO EDHE:

Back to top button