Hotelierët e Ohrit: Kemi oferta për festat e fundvitit, nuk ka interesim

Hotelet dhe banesat private në Ohër edhe përkundër ndalesave për grupime dhe kremtimin e festave të fundvitit, për pritjen e Vitit të Ri ofrojnë aranzhmane dyditore dhe treditore. Ohrin si destinacion, me të madhe e ofrojnë edhe agjencitë turistike në Serbinë fqinje, 50 euro për person, për pesë ditë. Edhe pse hotelet më të mëdha në rivierë janë mbyllur, ato më të voglat ende janë të hapura.

“Sinqerisht, interesi është shumë i dobët sepse njerëzit ishin të pasigurt nga vendimet e qeverisë dhe të gjitha masat e tjera kufizuese … Pjesërisht ka interes nga njerëzit tanë nga vendi, 10% – 15% e kapacitetit është rezervuar. Por kjo është pak”, tha Musa Rashid – pronar kompleksi të hoteleve në Ohër.

“90% e hoteleve do të jenë të mbyllura, për arsye se – si e para nuk do mund të ketë pritje të organizuar me numër më të vogël pasi shpenzimet janë shumë më të larta. Patjetët duhet të mbajnë distancë. Vetë distanca e zvogëlon numrin për pritje. Dhe nëse nuk kemi sallë për 400 persona, tani duhet të jetë për 150 dhe shpenzimet do të jenë më të larta”, theksoi Kërste Bllazheski – kryetarë  i HOTAM.

Në situatë të këtillë, pritet interes më i madh nga mysafirë vendorë për apartamente private. Por disa pronarë hezitojnë nëse duhet t’i ofrojnë kapacitetet e tyre.

“… Unë as këtë verë e as verën e ardhshme nuk do i lëshoj, sepse nuk është njëjtë nëse do të jem i sëmurë apo jo.”

Pritjet janë që megjithatë Ohri për festat e fundvitit të jetë përplot kur dihet se në qytet dhe rrethinë ka rreth 8000 shtëpi dhe shtëpi vikendi në pronësi të qytetarëve nga qytetet e tjera të vendit.

Miki Trajkovski

LEXO EDHE:

Back to top button