Hotelierët kërkojnë rritjen e vlerës së kuponit turistik

Realizimi i dobët i kuponëve për pushime, që qytetarët i morën nga shteti nuk e ndryshon mendjen e autoriteteve për të zgjatur afatin e përdorimit të tyre për vitin e ardhshëm. Afati skadon më 15 dhjetor. Agjencia për Promovimin e Turizmit vlerëson se përdorimi i kuponëve mund të jetë më i lartë, kështu që drejtori Lupço Janevski është i mendimit se afati duhet të zgjatet gjatë gjithë dimrit.

Unë mendoj se mbi 50 mijë kuponë që nuk janë përdorur duhet tu shtyhet afati, nëse është e mundur. Për momentin, qendrat tona të skijimit nuk janë të mbyllura dhe kuponët mund të përdoren deri në mes të dhjetorit – tha Lupço Janevski, drejtor i Agjencisë për Promovimin dhe Mbështetjen e Turizmit.

Nga Ministria e Ekonomisë thonë se paratë e siguruara për këtë qëllim nuk mund të transferohen për vitin e ardhshëm.

Ministria e Ekonomisë ka siguruar fonde për këtë qëllim në Buxhetin për vitin 2020, që do të thotë se ato nuk do të jenë në gjendje të përdoren në vitin 2021 – thonë nga Ministria e Ekonomisë.

Hotelierët, nga ana tjetër, pranojnë se me kuponët do të mbyllin “ndonjë vrimë” në sezonin që është shpallur prej kohësh katastrofik.

Nuk është ndonjë shumë e madhe, por është e rëndësishme për ne, që 3-4 muajt e ardhshëm t’i përballojmë sa i përket stafit, dhe harxhimeve bazë që i kemi, siç janë energjia elektrike, uji -u shpreh Musa Rashid, pronar i një hoteli.

Të dhënat thonë se nga 110 mijë kuponë që qytetarët morën për pushim vjetor, vetëm 43 mijë ishin përdorur. Hotelierët besojnë se nëse Qeveria vendos ta zgjasë këtë masë vitin e ardhshëm, shuma prej 100 eurosh duhet të rritet me të paktën 50 për qind. Punëtorët turistik besojnë se shumë kuponë mbetën të papërdorura pikërisht sepse kishin një vlerë të ulët, kështu që ndryshimi që qytetarët duhej të paguanin nga xhepat e tyre, ka qenë i madh.

Ile Petrevski

LEXO EDHE:

Back to top button