Hotelierët në Ohër- Strugë, shtrenjtim për 20 për qind

Hotelierët nga Ohri dhe Struga do të rrisin çmimet e prenotimeve për të paktën 20%, pas njoftimeve të industrisë përpunuese për rritjen e çmimeve të produkteve deri në 50%, deri në fund të vitit. Nga shoqata e hotelerisë thonë se e gjithë kjo do të ndikojë në rezervimet me mysafirë të huaj për sezonin e ardhshëm turistik.

Ne do të duhet t’i përshtatim produktet tona me çmimet e reja të produkteve që duhet ti paguajmë. Shpresoj se nuk do të jetë një shok shumë i madh, sepse ne duhet të mbijetojmë dhe ti mbushim kapacitetet që i kemi . Nëse kemi një çmim më të mirë, do të kemi prenotime prej 50 dhomash, dhe nëse kemi çmim më të shtrenjtë që nuk është konkurrues, mund të kemi prenotime prej 25-30 dhomash – tha Kërste Blazheski-Kryetar i HOTAM.

Hotelierët thonë se aktualisht janë duke bërë llogaritjet përfundimtare. Çmimet e reja tashmë ua kanë dhënë edhe partnerëve të huaj.

Jo se ka disponim te ata për të ndryshuar çmimin, por edhe ata janë gjithashtu të gatshëm, nëse rritja është minimale dhe është e disponueshme për të dyja palët të realizohet – deklaroi Toshe Çoçoroski-menaxher i hotelit.

Një problem shtesë për turizmin vendas dhe mbijetesën e objekteve hoteliere dhe gastronomike do të ishin njoftimet për një krizë energjetike, pra rritje të çmimeve të energjisë elektrike pas Vitit të Ri. Ata thonë se do të jetë një goditje tjetër serioze për ta, kështu që ata prej tani i kërkojnë shtetit që t’u sigurojë ndihmë dhe subvencione.

Miki Trajkovski

LEXO EDHE:

Back to top button