Hoti: Kosova ka vënë nën kontroll pandeminë Covid-19

Kryeministri i Ksoovës, Avdullah Hoti ka thënë se Kosova e ka vënë në kontroll pandeminë Covid-19.

Ai gjatë një vizite në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës duke diskutuar me drejtorët e Klinikave është shprehur optimist se vendi është në rrugën e duhur për të menaxhuar me sukses edhe mundësinë e një vale të re të koronavirusit.

Krahas kësaj, shefi i ekzekutivit paralajmërojë reforma dhe ristrukturim të thellë në shëndetësi. Ndërkohë iu premtojë mantelbardhëve edhe stimulime financiare.

E ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se në këtë kohë do të kërkojnë riorganizim shtesë për të avancuar shërbimet shëndetësore në nivel vendi.

Ndërkaq, ushtruesi i detyrës së drejtorit të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi thuri lavde për kryeministrin Hoti duke thënë se falë qeverisë së tij kanë arritur të menaxhojnë në mënyrën më të mirë të mundshme pandeminë Covid 19.

LEXO EDHE:

Back to top button