Hoti paralajmëron masa për laboratoret që keqpërdorin situatën e pandemisë


Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar të dielën pas disa ankesave të qytetarëve, se në një laborator privat të licencuar nga Ministria e Shëndetësisë për një test [PCR] për COVID-19 kanë paguar 200 euro.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, kryeministri Hoti ka thënë se “situata e pandemisë nuk guxon të përdoret për përfitime jashtë normave të ekonomisë së tregut”.

Ai ka thënë se Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (AKK) është në krye të detyrës dhe do të zbatojë ligjin shpejt.

LEXO EDHE:

Back to top button