Hoxha: Punonjësit shëndetësorë do të marrin ndihmën e premtuar

Lidhur me ankesat se jo të gjithë punonjësit shëndetësorë që kanë punuar me pacientë me Covid-19 kanë marrë ndihmën e premtuar prej 30 mijë denarëve, zëdhënësi i Qeverisë, Muhamed Hoxha sot tha se autoritetet janë në komunikim me drejtorët e qendrave shëndetësore dhe se së shpejti do të kryhet pagesa për të gjithë, transmeton Alsat.

“Të gjithë punonjësit shëndetësorë që janë angazhuar direkt ose indirekt në të gjitha Kovid-Qendrat do të marrin ndihmën, ky është vendim dhe MInistria e Shëndetësisë është në komunikim me të gjithë drejtorët nga qendrat dhe insitiucinet shëndetësore”, tha Hoxha.

Ndryshe, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në këtë paketë të ndihmave shëndetësore janë të përfshirë 7600 punonjës shëndetësorë

LEXO EDHE:

Back to top button