​Dhjetëra përfaqësues të strukturave të LDK-së i bashkohen Vjosa Osmanit

Këshilltari i ushtrueses së detyrës së presidentes, Faton Peci, ka bërë të ditur, se sot 33 përfaqësues të strukturave të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mitrovicë, kryetarë nëndegësh, veprimtarë dhe autoritete të qytetit të Mitrovicës iu bashkuan Iniciativës së Vjosa Osmanit.

- Advertisment -

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se Kosovës i duhet konsistencë dhe aleancë me qytetarët dhe se sipas tij, personifikim i fjalës së mbajtur dhe konsistencës është vetëm Vjosa Osmani.

Postimi i plotë:

Sot, 33 përfaqësues të strukturave të LDK-së në Mitrovicë, kryetarë nëndegësh, veprimtarë dhe autoritete të qytetit të Mitrovicës ju bashkuan Iniciativës sonë për ndryshimin e madh që po vjen në Kosovë. Ndryshimi i madh vjen me Vjosa Osmanin.

Ndryshimi i madh vjen me Vjosa Osmanin. Brenda pak ditësh do të jemi në Mitrovicë, për t’u takuar në çdo lagje e çdo fshat. Bashkohu edhe ti për ndryshimin e madh që i duhet Kosovës. Kosovës i duhet konsistencë dhe aleancë me qytetarët. I duhet mbajtja e fjalës së dhënë, një virtyt i çmuar nga kohërat e vjetra te ne shqiptarët. Personifikim i fjalës së mbajtur dhe konsistencës është vetëm Vjosa Osmani.

Për një Kosovë më të mirë, për fjalën e mbajtur, për konsistencën!

LEXO EDHE:

Back to top button