Abuzuan me fondet, BE i kërkon Bullgarisë kthimin e miliona eurove

Bashkimi Evropian kërkon rikthimin e një fondi prej gati 6 milionë eurosh, që i ishte akorduar Bullgarisë në formë granti, duke akuzuar ministrinë e Brendshme të vendit anëtar për abuzim me pushtetin.

Agjencia Europiane Kundër Mashtrimeve (OLAF) akuzoi Bullgarinë se paratë e dhëna nga BE për të blerë 350 makina të tipit fuoristradë për policinë vendase ishin përdorur për të marrë makina SUV të përdorura, çka përbënte shkelje të kushteve të marrëveshjes. “Ministria e Brendshme e Bullgarisë ka përdorur paratë e dhëna për të blerë makina të përdorura në vend që të blinte mjete për policinë”, thuhet në deklaratë.

Hetimi nisi në korrik 2018 pas akuzave për mashtrim dhe përvetësim fondesh, të bëra nga Fondi Evropian i Sigurisë së Brendshme. Prokurorisë së Përgjithshme të Bullgarisë i është kërkuar që të hetojë për këtë çështje. “Tenderat e manipuluar lejojnë që paratë e qytetarëve të shkojnë në xhepat e mashtruesve. Kjo skemë është hasur shpesh”, tha drejtuesi i OLAF Ville Itälä.

Verën e kaluar, protestuesit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit bullgar, Boyko Borisov, të cilin e akuzojnë për korrupsion. Lideri i qendrës së djathtë drejton vendin prej tri mandatesh, nga viti 2009.

LEXO EDHE:

Back to top button