Akademia Pandev merr 3 pikë në Tetovë

Java e 15-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë u hap me derbi përballjen në mes Renovës dhe Akademia Pandev. Skuadra mysafire nga Strumica, arriti që të shënojë fitore me rezultat 2-1 kundër Renovës. Osman Marong Hapi rezultatin, para se Martin Mirçevski të shënojë golin e dytë të 15 -tin në këtë sezon për Akademia Pandevin. Ndërkohë golin e vetëm për vendasit e shënoi Remzifaik Selmani në kohën shtesë.

Të dielën zhvillonë 5 ndeshjet e tjera të javës së 15-të. Kampioni aktual, Shkëndija do të jetë mysafirë i Makedonija Gjorçe Petrovit, ndërsa FC Shkupi në Çair do të përballet me Struga Trim Lum. Në sfidat e tjera, Bregallnica sfidon Borecin, Pelisteri takohet me Skopjen , ndërsa Tikveshi përballet me Rabotniçkin. Të gjithë ndeshjet nisin në orën 13.00.

 

Liga e Parë – Java 15

Renova 1-2 Akademia Pandev

Makedonija Gj.P. – Shkëndija

FC Shkupi – Struga Trim Lum

Bregallnica – Boreci

Pelisteri – Skopje

Tikvesh – Rabotniçki

LEXO EDHE:

Back to top button