Kurti dhe ministrat e tij në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar në Bruksel, ku sot do të marrë pjesë në mbledhjen e katërt të Këshillit të Stabilizim-Asociimit.

Siç ka njoftuar zyra e kryeministrit, i pari i Qeverisë së Kosovës do të zhvillojë takime me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, Përfaqësuesin e e Lartë të saj për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrell, dhe Komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, njofton Klankosova.tv.

Në këto takime do të diskutohet mbi marrëdhënien bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian në kontekstin e marrëveshjes kontraktuale të Stabilizim-Asociimit si pjesë e procesit të integrimit të Republikës në Kosovës në Bashkimin Evropian.

Kurti do të jetë nën shoqërimin e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schëarz, ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, dhe zëvendësministres së Drejtësisë, Nita Shala.

LEXO EDHE:

Back to top button