Çfarë debutimi për Alimin, gol ndaj Makedonija Gj.P.

Përforcimi më i madh i skuadrës së Rabotniçkit, Armend Alimi, i cili në merkaton e dimrit erdhi nga Shkëndija, shënoi golin e parë në ndeshjen kontrolluese, kundër Makedonija Gjorçe Petrovin (2-1). Alimi në minutën e 24-të, barazoi shifrat në 1-1 për Rabotniçkin, pasi që Mishevski, në minutën e 9-të, solli epërsi për skuadrën e Makedonija Gj.P.

Ndërkohë në minutën e 90-të, Alaomeroviq shënoi golin e dytë për “romantikët”, për të cilët është testi i parë në kuadër të përgatitjeve dimërore.

Rabotniçki pasnesër niset për në Antali, ku do të zhvillojë fazën kryesore të përgatitjeve për sezonin pranveror.

LEXO EDHE:

Back to top button