Në Kuvendin e Kosovës po përsëritet raundi i parë për votimin e presidentit

Në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës po përsëritet raundi i parë për votimin e presidentit. Ky raund sipas rregullave nuk arriti të konsumohet pasi votuan vetëm 79 deputet nga 82 deputet të pranishëm në sallë. Nga ajo çka parashihet në kutinë e votimit duhet të jenë 80 vota në kuti për të kaluar në raundin e dytë.


Dështon raundi i parë, votimi duhet të përsëritet

Ka dështuar raundi i parë i votimit për president të Kosovës. Në këtë raund kanë votuar vetëm 78 deputet të Kuvendit duke bërë që kjo të jetë e pamjaftueshme. Sipas rregullave nuk është konsumuar raundi i parë dhe duhet që të përsëritet. Nëse në kuti nuk ka 80 vota nuk mund të kalohet në raunde të tjera.

LEXO EDHE:

Back to top button