Dita e fundit e Zoran Zaevit si kryeministër, nesër deponon dorëheqjen e tij në Kuvend

Gazetar: Adrian Kerimi

Të mërkurën kryeministri Zoran Zaev do të deponojë dorëheqjen në Kuvend. Para se ta konfirmon vetë ai, largimin e Zaevit, nga Tirana e njoftoi presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

“Unë e di që Zaev nesër jep dorëheqje”, tha Aleksander Vuçiq, President i Serbisë.

“Sot është dita e fundit për mua si kryeministër”, u shpreh Zoran Zaev, Kryeministër.

Pas dorëheqjes së kryeministrit, dorëhiqet e gjithë Qeveria. Kuvendi konstaton dorëheqjen e organit ekzekutiv dhe njofton presidentin për hapat e mëtejmë. Dorëheqja e kryeministrit vjen në ditën kur presidenti pritet të mbajë fjalimin vjetor, ndërsa seanca pyetje deputetësh duket se edhe kësaj here do të shkon huq në mungesë të Qeverisë.

Nga e enjtja vijon afati 10 ditor për ndarjen e mandatit. Mandatar për shumicë të re do të jetë kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski. Pas besimit të mandatit vijon afati 20 ditor për propozimin e programit dhe kabinetit qeveritar në Kuvend. Zgjedhja e Qeverisë së re LSDM-BDI-Alternativa pritet të votohet ne mesin e muajit janar. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button