Maqedoni, ulet numri i të punësuarve në industri

Vazhdon trendi i uljes së numrit të punëtorëve në industri. Në dhjetor të vitit të kaluar, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2019, numri i të punësuarve ishte më i ulët për 4.2%. Të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave tregojnë se në muajin e fundit të vitit 2020 ka një rënie të stafit punonjës në sektorin e minierave, industrinë e përpunimit dhe në kompanitë që merren me aktivitetin e furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim.

Përveç nivelit vjetor, të dhënat statistikore nga raporti tregojnë se situata me numrin e të punësuarve është pothuajse identike në periudhën nga janari deri në dhjetor të vitit të kaluar, pra zvogëlimi i numrit të të punësuarve është 4.6 përqind. Megjithatë, numri i të punësuarve në vend po zvogëlohet në mënyrë drastike pas përhapjes së virusit Covid 19.

“Të dhënat në terren tregojnë se për shkak të krizës me Covid 19, rreth 50,000 persona kanë mbetur pa vendet e tyre të punës. Shumica largimeve nga ishin në ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme. Por imun nuk mbetën as punonjësit e objekteve të mëdha industriale”

Nga Qeveria u përpoqën përmes subvencionimit të pagës minimale t’i shpëtojnë vendet e punës në sektorin privat, duke transferuar 14,500 denarë në muaj për çdo punonjës në ndërmarrjet që ishin prekur nga kriza. Përndryshe, situatën problematike në industri këtë vit e konfirmon edhe Enti Shtetëror i Statistikës. Sipas tyre në periudhën janar-dhjetor të vitit të kaluar, prodhimi industrial ka rënë për gati 10 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2019.

Ile Petreski

LEXO EDHE:

Back to top button