Karakaçanov pyet Zaevin dhe Mickoskin: Kush është fajtor për rritjen e ndikimit serb?

Sofja reagon ashpër ndaj paralajmërimeve për kthimin e gjuhës serbe në mesin e lëndëve shkollore dhe hapjen e qendrës kulturore serbe. Kryediplomatja bullgare, Zaharieva vlerëson se vendimi i autoriteteve është provokim për Sofjen dhe dëshmon lidhjen e pashkëputur mes Shkupit e Beogradit.

“Nuk më befason. Për mua, është provokim i ri ndaj Bullgarisë. Nënkupton se të gjitha partitë e atjeshme, pavarësisht dallimeve politike, janë unike për këtë çështje ashtu siç janë për raportin me Bullgarinë, pavarësisht nuancave. Nuk jemi të befasuar që janë jashtëzakonisht të afërt me Beogradin, pasi ideja është që të afrohet me serbishten e të largohet nga bullgarishtja. Kanë të drejtë të ndërtojnë qendër kulturore, kuptohet. “Maqedonizmi” vetëvetiu është ide gjeopolitike e krijuar nga Beogradi dhe Moska”, tha Ekaterina Zaharieva, Ministre e Jashtme e Bullgarisë.

Nga ana tjetër zv/kryeministri bullgar, Karakaçanov me pyetje iu drejtua kryeministrit Zaev dhe liderit të VMRO DPMNE-së Mickovski:

“Një kohë të gjatë diplomacia e Shkupit akuzonte vendin tim se me pezullimi i negociatave me BE-në shpie në forcimin e ndikimit serb. Kush është fajtor për rritjen e ndikimit serb? Përse nuk njihet popullsia bullgare derisa në vend ka vetëm 30 000 serbë, ndërsa 120 000 me pasaporta bullgare dhe mijëra tjerë që po presin ta marrin pasaportën?”, tha Krasimir Karakaçanov, Ministër i Mbrojtjes në Bullgari.

Ai tha se është më e logjikshme që Maqedonia e Veriut ta shënojë 3 Marsin, festën kombëtare të Bullgarisë, ditën kur Bullgaria bashkë me Maqedoninë e sotme u çlirua nga Perandoria Osmane.

“Shumë prej këtyre bullgarëve janë aktivistë të partive tuaja, udhëheqësit e tyre, zëvendësit tuaj, ministrat, sponsorët e biznesit, gazetarë të afërt, drejtuesit e institucioneve dhe shërbimeve, të afërmit tuaj të ngushtë – vëllezër, motra, kushërinj. Paradoksi është që njerëzit tuaj më të afërt e kanë identifikuar veten si bullgarë dhe e kanë dëshmuar origjinën bullgare të gjyshërve të tyre dhe në fakt, tuajat”, pohoi Krasimir Karakaçanov, Zv/kryeministër i Bullgarisë.

Më 27 janar, kryeministri, Zaev uroi pakicën serbe për festën e Shën Savës, duke paralajmëruar kthimin  e programit arsimor të gjuhës dhe kulturës serbe. Për këtë qëllim ai tha se janë miratuar programet nga klasa e tretë deri në të gjashtën dhe është në procedurë harmonizimi i programeve për klasën e shtatë, të tetë dhe të nëntë, për dallim nga koha e VMRO DPMNE-së e cila në vitin 2007 e hoqi mundësinë gjuha serbe të mësohet si lëndë e veçantë.”

Anesa Salihu

LEXO EDHE:

Back to top button